Gjenevë, 2 mars, NOA - Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç dhe zëvendësministrja Edith Harxhi kanë replikuar në mbledhjen e OKB-së në Gjenevë në lidhje me akuzuar për trafik organesh dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut
Në fjalimin e vet Harxhi, duke ju përgjigjur fjalimit të ministrit serb rreth Kosovës dhe shqiptarëve, ajo tha se "para se të akuzohet dikush pa fakte apo nëse dikush në këtë sallë kërkon pajtim rajonal, fillimisht ata (serbë) duhet të pranuar fajin e pastaj të kërkoj falje publike për krime, gjenocid e spastrime etnike që ishin bërë në Kosovë nga serbët, siç kishte kërkuar falje presidenti serb Tadiç në Srebrencë”.
Duke folur për rezolutën e Asamblesë Parlamentare në Strasburg bazuar nga raporti i Dick Marty i cili i akuzon Kosovën për "trafik organesh " Harxhi edhe këtu u shpreh e qartë si ndaj ministrit serbë po ashtu edhe para të pranishmëve që po ndiqnin punimet e sesionit të OKB-së duke konfirmuar se "Shqipëria sot është një vend demokratik dhe transparent i hapur dhe i gatshëm të bashkëpunojë me gjitha vendet fqinje në favor të paqes dhe stabilitetit në rajon , sikur që është e gatshme të bashkëpunoj edhe me ndërkombëtarët për integrime dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe krimeve në luftën e fundit në Ballkan. Madje ne jemi ata qe kemi qenë pro rezolutës së PE në Strasbrug , duke i hapur udhën mundësive për hetuesi ndërkombëtarëve ndaj raportit të Dick Martyt dhe akuzave serbe, se në Kosovë UÇK apo liderët e saj qenkan marrë me "trafik organesh " duke implikuar këtu edhe vendin tonë”.
Prandaj, sipas diplomates shqiptare, "Qeveria shqiptare dhe institucionet tona janë të gatshme të bashkëpunojnë me ndërkombëtarët për ti kontribuar hetimeve për gjitha llojet e krimeve, megjthëse, para këtyre kërkesavs të palës serbe dhe Dick Marty, TPI bashkë me EULEX dhe organizatat tjera ndërkombëtare në rajon kanë zhvilluar hetuesi, të cilat pas një decenie të plotë aktivitetesh dhe hetuesish deri tash nuk kanë pasur fakte për të dëshmuar atë se çfarë është thënë në raportin e Dick Marty apo akuzave serbe".
Në fund do shtuar se gjatë qëndrimit në Gjenevë zv.ministresha e Punëve të jashtme znj.Edith Harxhi po zhvillon një aktivitet të dendura diplomatike me zyrtarë të lartë të OKB-së dhe vendet anëtare të kësaj organizate ndërkombëtare e cila po i jep prioritet lobimit për njohje të reja të Kosovës nga vendet të cilat ende hezitojnë apo nuk e kanë bërë deri në këto momente.
Ministri serbë Vuk Jeremiç në Gjenevë, para të pranishmëve të Sesionit të OKB-së, drejtoi gishtin nga Hashim Thaçi, Xhavit Haliti dhe Shaip Muja, si persona që sipas tij ''këta janë bosët kryesor të krimit të organizuar dhe trafikut të organeve dhe drogës në Ballkan''
Në punimet e Sesionit të sivjetmë të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë mori pjesë një delegacion shqiptar i kryesuar nga zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Edith Harxhi dhe Sejdi Qerimaj, ambasador i Shqipërisë në OKB. Por, para diplomates shqiptare Harxhi të pranishmëve, ju drejtua Vuk Jeremiç, ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë. Ministri serb, ashtu edhe siç ishte pjesa dërmuese e fjalimit të tij i tij qe e përqendruar me Kosovën dhe rreth shqiptarëve.
Fillimisht ministri serb Vuk Jeremiç, duke folur për të arriturat e vendit të tij për sukseset në sferën e të drejtave të njeriut dhe minoritet, siç u shpreh ai, theksoi se "Serbia është e gatshme të bashkëpunojë me rezultate pozitive." Ndërkohë do theksuar se nga Kosova Lindore drejtuesve të Sesionit të OKB-së i ka arritur një raport mbi diskriminimin e të drejtave të shqiptareve në Preshevë, Bujanoc dhe Medevegjë.
Ministri serb, duke folur në vazhdim për Kosovën ka nënvizuar se ''Kosova sot është rajoni më i korruptuar në Evropë." Madje, sipas Jermeiç në Kosovë mbi 150 manastire dhe kisha ortodokse janë shkatërruar nga shqiptarët, mbi 200 mijë serbë e romë kanë përjetuar spastrimet etnike në Kosovë, që kur Kosova gjendet nën administrimin ndërkombëtarë.
"Sipas ministrit edhe zgjedhjet e fundit të 12 dhjetorit ishin dëshmi se Kosova, pjesë kjo e Serbisë ende nuk është një mjedis stabil dhe demokratik dhe se atje sot kemi një qeveri artificiale, të dobët e ndalur nga zgjedhjet jo demokratike plotë shantazhe e vjedhje të votave të cilat janë kritikuar edhe nga vëzhguesit ndërkombëtare.
NOA