Vlorë, 2 mars, NOA – Një 26 –vjeçare nga qyteti i Vlorës ka paditur në prokurori një 36-vjeçar, pasi sipas saj, gjatë kohës që kanë qenë në Itali, ai ka rrahur dhe ka ushtuar dhunë psikologjike me qëllim që ajo të punonte si prostitutë.
Personi i akuzuar është Eduart Bektash Zeneli, banues në lagjen “Partizani”. Në padinë që ka bërë vajza 26-vjeçare theksohet se Zeneli ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike për disa kohë.
Procedimi penal ndaj tij ka nisur më datën 01 mars 2011.
a.k/NOA