Prishtinë, 2 mars, NOA – “Një komb, një gjuhë, një e ardhme”. Këto janë fjalët që ka zgjedhur të thotë gjatë takimeve të tij në Kosovë, me krerët më të lartë të shtetit, nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu.
I shoqëruar edhe nga anëtarë të tjerë të këtij institucioni, bëhet me dije se ai është takuar me presidentin e ri kosovar, Bexhet Pacolli, duke i komunikuar atij faktin, se Kosova duhet të dalë mbi interesat e partive dhe ato personale.
“Imazhi i mbi 10 milionë shqiptarëve, duhet të qëndrojë mbi të gjitha”, tha ai.
Duke shtuar se “ne brengosemi për çdo hap prapa” që dëgjojmë për shqiptarët kudo ndodhen.
Nga ana tjetër, mësohet se Spahiu i ka komunikuar Pacollit faktin se duhet që të forcojmë besimin e partnerëve evropianë, pasi Bashkimi Evropian kërkon forcimin e shteteve ligjore nga ana jonë dhe ne duhet që ta përmbushim një fakt të tillë.
n.e/NOA