Vlorë, 2 mars 2011, NOA - Drejtoria e Policisë së Qarkut të Vlorës ka arrestuar mbrëmë një 19-vjeçar, i shpallur në kërkim pas një tentative për vrasje. I arrestuari është 19-vjeçari Fransis Spartak Rrapaj, banues në lagjen “28 Nëntori”.
Policia e Vlorës bën me dije se Fransis Rrapaj në 17-09-2010 ka tentuar të vrasë me armë zjarri tip automatik, shtetasin Julian Jaupaj banues në lagjen “Uji ftohtë” duke e lënë të plagosur rëndë.
Ngjarja ndodhi pikërisht në lagjen “Uji i ftohtë” në Vlorë.
Gjykata e Vlorës caktoi masën e sigurisë arrest në burg për Fransis Rrapaj, i cili akuzohet për konsumim të veprës penale të vrasjes në rrethana të tjera cilësuese.
mit/NOA