English

Trafikoi 22 kg heroinë, kapet 42-vjeçari nga Kosova

Morinë, 2 mars, NOA – Policia ka arritur të arrestojë, për llogari të drejtësisë italiane, një shtetas kosovar të shpallur në kërkim për trafik droge. Gëzim Muharremi, 43 vjeç, lindur në Urosevac, të Kosovës është ndalur në Pikën Doganore të Morinës nga policia shqiptare.

Ndaj tij Gjykata e Milanos, në Itali, ka lëshuar një urdhër arresti më datë 27.05.2008, për kryerjen e veprës penale, "Trafik dhe importim droge”.

Vendimi i gjykatës u bë pas hetimeve të kryera përmes përgjimeve telefonike dhe vëzhgimeve të aktiviteteve të tij.

Sipas vendimit të gjykatës italiane rezulton se Gëzim Muharremi, më datë 23.07.2001 ka importuar në Milano, Itali, 22 kg heroinë, vepër kjo e kryer në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë.

Por edhe më datë 21.08.2001 dhe 05.09.2001, ky shtetas ka siguruar 5 kg heroinë dhe një sasi lënde tjetër narkotike me qëllim trafikimi. Muharremi është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, më datë 30.09.2009.

a.k/NOA

KOMENTE