English

“Vdekja e Trajkovskit, atentat, jo aksident”

Shkup, 2 mars, NOA - Hetuesi special dhe i dërguari zviceran në Këshillin e Evropës, Andreas Gross, për televizionin maqedonas “Sitel”, ka deklaruar se ka elemntë të rinj lidhur me fatkeqësinë ajrore të shtatë viteve më parë, në të cilën humbi jetën kryetari i atëhershëm i Maqedonisë, Boris Trajkovski. Gross, i cili para një viti pohonte se vdekja e Trajkovskit ishte atentat, e jo fatkeqësi, tashmë në mënyrë kontroverze deklaron se nuk mund të flasë asgjë, se instanca më të larta do të duhet ta miratonin publikimin e hetimeve.

“Hetimi është në rrjedhë e sipër, ne jemi duke punuar në rastin, por unë nuk guxoj të flasë për këtë. Njerëzit janë duke punuar për rastin, ka elemente të rinj. Opinioni maqedonas do t’i marrë të dhënat, kur për këtë të vendosin instancat ‘më të larta’. Deri atëherë, do të duhet të hesht”, ka deklaruar Gross.

Edhe pas pohimit të tij të para një viti, se është i sigurt se bëhet fjalë për vrasje, me shumë kontroverze të bazuara që orientojnë një atentat të mundshëm, tani zvicerani edhe më tej hesht.

Kësaj radhe pak më i kujdeshsshëm, përpos informatës se është duke u punuar lidhur me rastin dhe se ai është pjesë e hetimit, ai nuk deshi të zbulojë informata të reja. Shtatë vite pas aksidentit, autoritetet maqedonase ende janë duke hetuar se çka solli deri tek aksidenti në Rotmilje të Bosnjës, gabimi i pilotit, kushtet e këqija atmosferike apo pakujdesia dhe gabimi i SFOR-it.

a.k/NOA

KOMENTE