English

Vranë me sende të forta Kolecin, arrest me burg për tre Perajt

Tiranë, 2 mars 2011, NOA – Vrasësit e 27-vjeçarit Alban Koleci janë lënë në arrest me burg nga Gjykata e Tiranës. Bëhet fjalë për 41-vjeçarin Ilir Peraj, Elis Peraj 27 vjeç dhe 23-vjeçarin Elidon Peraj, të tre nga e njëjta familje, të cilët shkaktuan vdekjen e Alban Kolecit.

Ngjarja për të cilën akuzohet tre personat e familjes Peraj ndodhi në 28 shkurt në Tiranë, kur të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin goditën me sende të forta në trup 27-vjeçarin Alban Koleci, dhe 36-vjeçarin Agostin Gjergjaj, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup.

Alban Koleci nuk mundi dot t’i shpëtonte plagëve dhe ai vdiq një ditë më parë, ndërsa Agostin Gjergjaj ndohet ende në Spitalin Ushtarak, jashtë rrezikut për jetën.

Pas hetimeve Gjykata vendosi sot masën e sigurisë arrest me burg për tre anëtarët e familjes Peraj.

mit/NOA

KOMENTE