Tiranë, 2 mars, NOA – Pas 17 vitesh, Leonad Sotiraq Kamburi nga Korça, do të vuajë në dënimin për një vrasje të që ka kryer në vitin 1994. Kamburi është arrestuar në qytetin e Selanikut në Greqi në datën 28.02.2011.
Kamburi kishte ndërruar emrin në dokument e tij duke e bërë Leonidha. Ndaj tij
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin nr.74, datë 10.06.2008, e ka dënuar me 25 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese“, parashikuar nga neni 79/dh, i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Sipas vendimit të gjykatës më 6 mars 1994 në qendër të Korçës Leonard Kamburi, ka vrarë me thikë shtetasin Blendi Muslli. Vrasja ka e ndodhur pas një grindje mes këtyre dy shtetasve për motive të dobëta.
a.k.NOA