Korçë, 3 mars, NOA - Mëngjesin e sotëm, një person i moshuar, ka humbur jetën në mjediset e Spitalit të Korçës.
Siç konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA, menjëherë u formua grupi hetimor dhe u kryhen veprimet e para hetimore nga te cilat rezulton se viktima është 70-vjeçari Bashkim Kulla, lindur dhe banues në fshatin Zemblak të Korçës, i martuar.
Nga hetimet paraprake, rezulton se mëngjesin e ditës së djeshme, ai ka konsumuar një sasi alkooli dhe ndërkohë ka konsumuar edhe një sasi pesticidi dhe për pasojë, është dërguar menjëherë në spitalin e Korçës nga familjarët e tij.
Në spital, atij i janë bërë ndërhyrjet e duhura mjekësore, por për shkak të gjendjes së tij të renduar nga konsumimi i pijeve te lartpërmendura ai ka gjetur vdekjen ditën e sotme.
Viktima aktualisht ndodhet në ambientet e morgut për t’iu nënshtruar autopsisë mjeko-ligjore.
Materialet e përpiluara për këtë ngjarje aksidentale i kaluan Prokurorisë për veprime te mëtejshme.
n.e/NOA