English

Aksidenti fatal, 32-vjeçari shtyp për vdekje kalimtarin

Pogradec, 3 mars, NOA – Një aksident i rëndë rrugor, me pasojë vdekjen e një personi, ka ndodhur në rrugën nacionale Pogradec- Korçë, në afërsi të kryqëzimit të rrugës së fshatit Buçimas.

Ajo konfirmohet nga burimet e policisë për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se kanë ndaluar edhe autorin e saj, 32-vjeçarin Erjon Shkëmbi, banues në qytetin e Pogradecit.

Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar mjetin tip Benz me targa KO 2698 B, ka shkelur rregullat e qarkullimit dhe ka aksidentuar duke i shkaktuar vdekjen, kalimtarin 57-vjeçar Beqir Topuzi, banues në fshatin Buçimas të Pogradecit.

Materialet rreth kësaj ngjarje do t’i kalojnë prokurorisë së Pogradecit për ndjekje të mëtejshme, mbi veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE