E enjte, 3 mars 2011, NOA- Refuzimi i parave të Muamar Gedaf duket se u kthye në reaksion zinxhir, pasi këtë herë është Beyonce Knowles ajo që i ka dhuruar të ardhurat e kolonelit Libian.
“Të gjitha paratë e paguara të Beyonce për paraqitjet e saj në vilën private në Nikki Beach St. Barts në mbrëmjen e Vitit të Ri 2009 janë dhuruar për ndihmë për të zbutur pasojat e tërmetit në Haiti që ndodhi një vit më parë”, ka thënë zëdhënësi i Beyonce.
Këngëtarja dhe aktorja performoi në një show privat për anëtarët e familjes së diktatorit, por paratë e fituara tash i ka dhënë të gjitha për ndihmë Haitit, pas tërmetit që goditi këtë vet në fillim të vitit 2010.
Këto të ardhura ajo i ka fituar pas performancës për familjen e kolonel Gaddafit, për vitin e ri dy vite më parë.
E para që kreu këtë refuzim dhe bamirësi me paratë e marra nga performanca e Muamar Gedaf ishte këngëtarja Nelly Furtado e cila dënoi dhunën që Gedaf po ushton mbi popull.
a.y/NOA