English

Baby Gang nga 12 deri 17 vjeç, banda që mbillte terror në Milano: "Ne si Gomorra”

Milano, 3 Mars NOA- Imitonin filmin Gomorra, duke grabitur, duke u fotografuar gjysmë lakuriq dhe me sy plot urrejtje. Protagonistët janë katër grabitës milanezë nga mosha 12-17 vjeç, një bandë e vërtetë fëmijësh që ka mbjellë frikë në lagjen Quarto Oggiaro në Milano.

Të katërt, të armatosur me thika, pistoleta dhe pushkë kanë shënuar midis shtatorit dhe dhjetorit, të paktën 11 grabitje.

Agjentët e policisë kanë kryer bllokimin e tyre.

Teknika e përdorur nga katër grabitësit me inicialet R.D. e S.D., D.R. e M.O. ka qenë gjithmonë e njëjtë. “Hetonin” zonën Quarto Oggiaro për të identifikuar viktimën, kryesisht femrat dhe studentët dhe i kërkonin të bënin një telefonatë. Nxirrnin armën, kërcënonin dhe i rrëmbenin celularin dhe paratë. Në një rast, më 21 tetor të vitit të kaluar, kishin goditur një 19 vjeçar në kokë, me grushte dhe shkelma për 160 euro. Si pasojë viktima kishte ndenjur i shtruar në spital për 1 muaj e gjysmë.

Janë16 telefona celularë që janë sekuestruar nga policia, si dhe thika, armë dhe një mitraloz shumë i ngjashëm me atë që përdorin protagonistët e filmit Gomorra.

Një nga pjestarët e bandës 16 vjeç kishte botuar edhe një foto në Facebook, ku shfaqej me një armë të vërtetë.

Fama e grupit kishte influencuar dhe mbi disa studentë të lagjes, të cilët nxitnin dhe stimulonin xhestet e baby gang sikur si të ishte një terren real trajnimi për kriminelët e rinj.

Policia është ende duke punuar për të kuptuar nëse të katër janë përgjegjës për vjedhje edhe në zona të tjera. Përveç 11 çështjeve, policia ka dhe 14 të tjera për shqyrtim.

a.e./NOA

KOMENTE