English

DASH: Kosova vend tranzit droge për heroinën Afgane

E enjte, 3 mars 2011, NOA- Në raportin e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit në pjesën për Kosovën, e identifikon këtë vend si kryesisht pjesë e trafikut të drogës afgane drejt Evropës.

Raporti vë në dukje një numër sfidash me të cilat përballet Kosova në luftën kundër drogës, ndër të cilat kontrolli i dobët i vijës kufitare dhe korrupsioni në radhët e forcave të kontrollit të kufirit dhe doganës.

Problemi kryesor në aspektin e drogës mbetet shfrytëzimi i Kosovës si vend tranzit droge për heroinën afgane nga Turqia dhe për kokainën dhe marijuanën nga Shqipëria dhe Mali i Zi për në Evropë.

Ndër pengesat e tjera janë mungesa e resurseve, por edhe fakti që problemi i drogës nuk shihet si një përparësi kryesore në vend.

Në raport nënvizohen zërat e shumtë që qarkullojnë lidhur me korrupsion në radhët e kontrollit doganor dhe forcave të rendit.

a.y/NOA

KOMENTE