English

Deputeti Balla përjashtohet 3 javë nga Kuvendi

Tiranë, 3 mars, NOA – Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla është përjashtuar për tre javë nga Kuvendi, pas fjalimit ku akuzoi ministrat dhe kryetaren e Kuvendit për vjedhje dhe fshehje të pasurisë.

Në fjalën e tij deputeti Balla ka akuzuar qeverinë se është kthyer në një lavanteri të pastrimit të parave. Balla ka paraqiti në sallën e Kuvendit dhe disa foto të banesave që ministra të ndryshëm kanë në pronësi të tyre.

Topalli e akuzoi deputetin Balla dhe kërkoi përjashtimin e tij 3 javë nga punimet e Kuvendit.

Deputeti i PS-së, Namik Dokle tha se kryeparlamentrja nuk mund të bëjë rolin e prokurores dhe të gjykatëses në seancë.

Kryetarja Topalli u shpreh se nëse Balla ka fakte le ti dorëzojë ato në prokurori.

a.k./NOA

KOMENTE