English

Facebook përmirëson vetëbesimin?

Facebook rrit vetëbesimin. Ky është përfundimi i një studimi të kryer në SHBA. Kjo është arsyeja që Facebook na bën të ndihemi mirë.

Nju Jork, 3 Mars NOA- Një ekip i studiuesve në Universitetin Cornell (Nju Jork) drejtuar nga Amy Gonzales e Jeffrey Hancock kanë kryer një eksperiment duke vënë në raport përdorimin e Facebook me vetëbesimin njerëzor.

Studimi është përqendruar në 63 persona, të cilët janë ndarë në tri grupe me nga 21 secili.

Grupi i parë është ulur për tre minuta përpara një kompjuteri të lidhur me internetin, nga ku ata mund të lundronin në profilin e tyre në Facebook. Grupi i dytë është ulur për tre minuta para një monitori off (të mbyllur). Ndërsa grupi i tretë është vendosur përpara një pasqyre që ishte mes tyre dhe kompjuterit.

Pasi kësaj, të gjithë iu nënshtruan një testi të veçantë lidhur me vetëbesimin. Rezultatet? Te personat të cilët ishin vendosur para kompjuterit off dhe para pasqyrës nuk u regjistrua një rritje e vetvlerësimit. Ndërsa te ata që kishin qenë në Facebook, u gjet një rritje e caktuar e tij.

Studiuesit arritën në konkluzionin: përdorimi i Facebook duket të jetë një stimul që rrit vetëbesim. Por ajo që shkencëtarët nuk kanë arritur deri tani të kuptojnë është arsyeja që e bën Facebook një pompë –vetëbesimi. a.e/NOA

KOMENTE