Hagë, 3 mars, NOA - Prokuroria e Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë synon të rimbledhë “sa më shpejt të jetë e mundur” provat e nevojshme për të kërkuar një mandat-arresti kundër Gheddafi.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeprokurori argjentinas Luis Moreno Ocampo.
Mbi mandatin e OKB-së, GJPN ka filluar hetime mbi krimet e mundshme kundër njerëzimit në Libi. “Faktet janë të rënda ka me qindra ose mijëra të vdekur”, është shprehur ai.
“Për momentin janë identifikuar 10-15 persona”, ka shtuar Ocampo.
NOA/DV