E enjte, 3 mars 2011, NOA- Muamar Gedafi, Presidenti i Libisë së bashku me me djemtë e tij po hetohen nën akuzën e krimeve kundër njerëzimit.
Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare, Luis Moreno-Ocampo në Hagë tha se hetimet do të shtrihen edhe kundër djemve të Gaddafit dhe anëtarëve të tjerë të klanit të tij.
Shkak për këtë sipas Moreno-Ocampo, është dhuna e përdorur kundër demonstruesve paqësorë. “Vendimi se kur do të hapet procesi dhe kur do të lëshohen urdhër arrestet, është në dorë të gjyqtarëve”, ka shtuar Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare.
a.y/NOA