Prishtinë, 3 mars 2011, NOA Update – Gjendet djali pesëvjeçar i rrëmbyer sot herët në mëngjes në Prishtinë. Policia e Kosovës informon se djali u gjet dhe është kthyer tashmë pranë familjes së tij, duke shpjeguar se edhe gjendja shëndetësore e tij është e mirë.
Lajmi i rrëmbimit të pesëvjeçarit erdhi pas informatave se i mituri ishte rrëmbyer nga dhoma e gjumit ndërsa po flinte, nga një person me moshë madhore.
Ngjarja e rëndë që alarmoi familjen e fëmijës ndodhi sot në orën 07.30 në rrugën “Hilmi Rakovica” në Prishtinë.
Policia e Kosovës pasi është informuar për rrëmbimin e fëmijës nisi një operacion të imtësishëm hetimi për zbulimin e rrëmbyesve dhe kthimin e fëmijës në shtëpi.
Pas gjetjes së fëmijës policia e Kosovës nuk jep detaje për hetimin dhe personin që e kishte rrëmbyer.
mit/NOA