English

Hapen ofertat ekonomike për autostradën Tiranë-Elbasan

Tiranë, 3 mars, NOA – Janë hapur ofertat ekonomike për tenderin e autostradës Tiranë-Elbasan, i cili tashmë ka hyrë në fazën e tij të dytë dhe morën pjesë 12 kompani prestigjioze nga e gjithë bota. Ndërkaq, ministria e Transporteve bën me dije se vlerësimi i këtyre ofertave ekonomike do të bëhet nga ministria e Transporteve brenda një kohe të shkurtër, me qëllim daljen e një vendimi në fazën e tretë të tenderit.

Autostrada Tiranë-Elbasan është një projekt me kosto prej 440 milionë eurosh, i cili do të zgjasë 18 muaj dhe pritet të inaugurohet në fillim të vitit 2013.

Për këtë shumë, Ministria e Financave po negocion me Bankën Islamike për Zhvillim por edhe institucione te tjera financiare ndërkombëtare.

n.e/NOA

KOMENTE