Tripoli, 3 mars, NOA - Krijimin i një blloku të vendeve mike, i cili do të quhej Komiteti i Paqes dhe do të siguronte ndërmjetësimin mes Gadafit dhe kundërshtarëve të tij, është propozimi më i fundit i mbërritur për zgjidhjen e krizës në Libi.
Propozimi ka mbërritur nga lideri i Venezuelës, Hugo Çavez, i njohur si mik i Gadafit, për të cilin thuhet se ai tashmë ka rënë dakord edhe me presidentin e Ligës Arabe, Amr Musa.
Në këtë mënyrë ai sheh zgjidhjen e konfliktit të lindur, pa qenë nevoja për ndërhyrje ushtarake.
Ky propozim i Çavezit bëhet në një kohë kur trupat mbështetëse të udhëheqësit libian, Muammar Gaddafikanë mundur të shiten sërish në dorë, një numër zonash që deri tani kontrolloheshin prej opozitës në ditët e para të kryengritjes.
Nga ana tjetër, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) thotë se gjendja në kufirin e Libisë me Tunizinë po arrin në pikë krize.
n.e/NOA