Tiranë, 3 mars, NOA Update – Qeveria ka një koncept shumë të ngushtë për procesin e demontimit, duke e cilësuar atë thjesht si ushtarak.
Një kritikë të tillë e ka pohuar gjatë fjalës së mbajtur sot në seancë plenare, deputeti Ilir Gjoni, duke theksuar se mungojnë treguesit e garancisë për një proces korrekt demontimi të municioneve në vend.
Sipas tij, nëse do të kishte rregulla të caktuara mirë për procesin e demontimit, nuk do të kishte ndodhur as tragjedia e Gërdecit.
Duke thënë se kanë qenë plot 958 viktima në rang vendi, lidhur me këtë proces.
n.e/NOA