Spanjë, 3 Mars NOA - Për Ricardo Kakà, tashmë është duke u folur shumë se ai mund të kthehet tek Milani dhe duhet theksuar se ai nuk është i vetmi lojtar që mund të largohet nga skuadra e Realit të Madridit, ekip i cili po kërkon të eliminojë disa lojtarë nga organika e saj. Shtypi spanjoll, faktikisht, ka bërë të ditur se janë të paktën tetë të tillë duke filluar që nga ish-milanisti – lojtarët mbi të cilët Murinjo do ti jepte rrugë të lirë për shitjen. Mes tyre për tu përmendur është dhe emri i bomberit Karim Benzema.
Një rendiment disi më të përmirësuar në pjesën e fundit të sezonit, me sa duket nuk ka mjaftuar për francezin që ti mbushë mendjen Murinjos për ta mbajtur në skuadër. r.b/NOA