English

Krizë ekonomike, meshkujt në depresion

SHBA, 3 Mars NOA - Seksi i fortë aktualisht ka rënë në depresion, ose të paktën është gati duke rënë.

Më shumë se gratë, meshkujt do të jenë objekt i depresioneve të forta. Motivi? Shumë i thjeshtë, kriza ekonomike aktuale që ka përfshirë globin. Meshkujt janë ata që në radhë të parë zotërojnë profesione në sektorë të shumtë. Si shembull është marrë në SHBA ku përqindja e meshkujve që mund të bien në depresion pritet të rritet.

“Ndryshimi aktual i ekonomisë në perëndim mund të sjellë një ndryshim të numrit të depresioneve tek meshkujt dhe një ulje të tillë tek femrat”, - deklaroi Dunlop për British Journal of Psychiatry, duke u referuar faktit që në 2007 gati 75% e vendeve të punës në SHBA është e zënë nga meshkujt dhe në po të njëjtin vit rreth 22% e grave fitonin më shumë se partnerët e tyre, kur në vitin 1970 ishin vetëm 4%.

r.b/NOA

KOMENTE