Tiranë, 3 mars, NOA – Operatori i Sistemit të Transmetimit ka njoftuar se për shkak të punimeve në superstradën Levan -Tepelenë, është e domosdoshme zhvendosja e disa shtyllave të tensionit të lartë, në linjën Ballsh-Memaliaj.
Për këtë qëllim, siç konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA, ditën e nesërme, më datë 4 mars, nga ora 09.00-16.00, do të ketë kufizime të pjesshme në zonat e Tepelenës, Përmetit, Gjirokastrës dhe Sarandës.
n.e/NOA