Prishtinë, 3 mars 2011, NOA- Presidenti i Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli nënshkroi sot në librin e zisë, të hapur në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, në përkujtim të dy pilotëve të SHBA, të cilët humbën jetën më 2 mars në Frankfurt.
Në librin e zisë, Presidenti Pacolli, në emër të popullit të Kosovës, u shprehu ngushëllimet më të thella familjeve dhe popullit amerikan për jetët e humbura të dy pilotëve të vrarë në një akt makabër.
a.y/NOA