English

Parashikimi i motit për 3 mars 2011

Tiranë, 3 Mars 2011 NOA - Dita e enjte do te karekterizohet nga alternime vranesirash me kthjellime ne bregdet dhe ne zonat e ulta NDERSA zonat malore lindore do te dominohen nga vranesira te dendura, ne Veri vranesirat do te shoqerohen me reshje te izoluara shiu dhe debore. Duke ju afruar oreve te mesdites do te kete pakesim te vranesirave dhe reshjeve edhe ne zonat malore.

Sipas MeteoAlb pjesa e dyte e dites do te sjelle permiresim te kushteve atmosferike duke bere qe pjesa me e madhe e shqiperise te dominohet nga motit i kthjellet POR zonat malore Verilindore - Juglindore do te mbetet me vranesira dhe reshje te izoluara. Gjate nates parashikohet qe vranesirat dhe reshjet te largohen nga i gjithe vendi.

Temperaturat e ajrit do te pesojne renie te lehte ne mengjes duke shenuar vleren me te ulet ne Juglindje te vendit ne Erseke me – 3 grade celcius NDERSA ne mesdite parashikohet rritje e temperaturave ne te gjithe vendin, vlera maksimale ne rang vendi do te shkoje 17 grade celcius ne zonat e ulta dhe bregdetare.

Era do te fryje e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtesi 30 km/h dhe drejtim Perendimor – Veriperendimor NDERSA dallgezimi ne det te jete 3 balle.

Europa

Dita e enjte do te jete me mot te kethjellet ne pjesen me te madhe te kontinentit Europian. NDERSA Europa jugperendimore do te dominohet nga vranesira dhe reshjet shiu e debore SIDOMOS Spanja ku do te kete dhe stuhi te forta ere te cilat do te bejne qe deti te gjeneroje dallgezim te larte. Gjithashtu edhe veriperendim do te dominohet nga vranesirat dhe reshjet e debores te cilat do te jene me te perqendruara ne Norvegji Serisht Rajoni i Mesdheut dhe Ballkani perendimor do te mbeten te ndikuar nga vendosja e nje qendre me presion te ulet ne Rajon duke lene keto vende te dominohen nga mot i vranet dhe reshje te dobta shiu dhe debore. Ne Itali pervec motit te paqendrushem do te kete dhe shkarkesa rrufesh dhe stuhi te forta ere KU shpetesia e saj ne disa zona do te arije 70 km/h.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Italia do te alarmoje per reshje shiu dhe shkarkesa rrufesh;

Ballkani perendimor do te mbetet me rreshje shiu e debore, stuhi ere.

Norvegjia do te rrezikohet nga debora e dendur dhe temperatura te ulta.

e.t/NOA

KOMENTE