Tiranë, 3 Mars 2011 NOA - Nje qender me presion te larte atmosferik eshte pozicionuar ne territorin shqiptar duke sjelle kushte te qendrueshme atmosferike.
Moti i kthjellet do te dominoje zonat e ulta dhe bregdetare ndersa ne zonat malore do te kete here pas here kalime vranesirash.
Oret e mesdites do te jene me diell ne, Tirane, Elbasan, Fier, Lushnje, Berat si edhe te gjithe zonen bregdetare ndersa ne Kukes, Puke, Peshkopi si edhe ne Pogradec, Korçë, Erseke vranesirat do te jene te pranishme.
Shqipëria
Sipas MeteoAlb, pjesa e dyte te dites do te vijoje me kthjellime ne pjesen me te madhe te vendit perjashtuar Pogradecin, Korçën, Ersekën, Gjirokastrën, Përmetin, Tepelenën ku pritet te kete shtim te vranesirave te cilat do te gjenerojnë reshje te dobeta dhe lokale.
Gjate nates parashikohet shtim i vranesirave ne te gjithe territorin shqiptar.
Temperaturat e ajrit do te pesojne rritje te lehte ne mengjes por vlerat e mesdites nuk do te pesojne ndryshime te dukshme, ato do te qendrojne konstante ne te gjithe vendin.
Era do të fryje e lehte ne dhe ne det me shpejtesi 25 km/h dhe drejtim Perendimor - Veriperendimor, kjo do te beje qe dallgezimi ne Adriatik dhe ne Jon te jete i ulet.
Europa
Europa jugperendimore dhe Rajoni i Mesdheut do te jene me vranesira dhe reshjet shiu e debore POR me intensit te ulet.
Ne Spanje do te kete dhe stuhi te forta ere duke sjelle dallgezim te larte ne det sidomos ne brigjet jugore te saj.
Ne Verilindje te kontinentit dhe ne Vendet Nordike do te dominoje mot i vranet me reshje debore.
Ne keto vende do te kete edhe ere te forte e cila do te jete prezente gjate gjithe dites se premte ndersa pjesa tjeter e kontinentit do te ndikohen nga masa ajrore te thata e te ftohta. Duke sjelle mot te kthjellet ne pjesen me te madhe te ketyre vendeve por temperaturat do te jete te ulta sidomos ne Europen Qendore e cila do te perfshihet edhe nga mjegulla e dendur ne oret e para te mengjesit.
Ngjarje ekstreme në Europë:
Mesdheu alarmon reshje te dobeta shiu dhe shkarkesa rrufesh;
Europa Qendrore rrezikohet nga temperatura te ulta dhe per mjegull;
Skandinavia do te rrezikohet nga debora dhe stuhite e forta te eres.
e.t/NOA