English

Pasqyra e Shtypit, 3 Mars 2011

Tiranë, 3 mars, NOA - Gazetat shqiptare vazhdojnë të flasin sërish mbi gjithçka ndodhi në demonstratën e 21 Janarit, duke pasqyruar vendimin e marrë dje nga gjykata e Apelit për lirimin e 3 gardistëve të arrestuar.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “74 plumba, Apeli liron gardistët e 21 Janarit”, i cili u pohon lexuesve të kësaj gazete vendimin e fundit të marrë nga Gjykata e Apelit për lirimin e gardistëve të akuzuar mbi vrasjet e 21 Janarit.

“Foto-profoli i vrasësit kosovar të amerikanëve në Frankfurt: Harta kosovare me shkronja arabe sipër” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Për të vijuar edhe me artikullin tjetër me titullin “Intervista e fundit e Emmyt: Do doja të vdisja pa dhimbje”.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “SMS-të e fundit/ Vrasja e Emmyt u filmua nga kamerat e lokalit”, i cili flet për regjistrimin e gjithçkaje ndodhi disa netë më parë mbi vrasjen e këngëtares Emmy, ndërsa dilte nga lokali në mesnatë.

“Shitja e makinave të përdorura, Berisha Bodes: Gabuam me taksën, duhet ta heqim”, është një tjetër artikull i gazetës.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Apeli liron gardistët, krerët e policisë dy orë në polici”; “Skandal i CEZ, fsheh faturat për ata që paguajnë” etj.

“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Biznesmenët, grushta për tenderin e skrapit”, i cili citon konfliktin e ndodhur në zyrat e Rezervave të Shtetit, për 400 tonë hekur, për skrapin e uzinës së Kalimashit, ndërhyn policia.

“Biznesmeni kosovar: E lashë Emmyn për të dashur të re” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar historisë së vrasjes së këngëtares Emmy.

Kurse “Rritja e pagës, publikohet lista e 200 mësuesve që do të futen në testim” flet për çështjet e arsimit.

E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “KQZ zëvendëson komisionerët e PS”, i cili tregon sesi KQZ plotësoi vendet vakante të lëna në KZAZ-të nga ana e PS dhe PBDNJ.

“Policia, asnjë provë për demonstratën” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “LSI i merr PD-së kandidatët për tre minibashki të Tiranës”, “Makinat, dy variante për taksën e re” etj.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Akuza pa prova për gardistët, gjykata rrëzon prokurorinë”, i cili pasqyron vendimin e marrë dje nga gjykata e apelit ndaj 3 gardistëve të arrestuar në lidhje me demonstratën e 21 Janarit.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Arvizu: Policia u sulmua dukshëm më 21 Janar”.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Koalicioni i Ndokës me Ramën, japin dorëheqjen krerët e PDK-së”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Enjte, 3 mars 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

KOMENTE