SHBA, 3 Mars NOA - Në kinema është veshur në rolin e një studenti për veterineri dhe ndodhet në kopertinën e “Vanity Fair” në edicionin në SHBA. Bëhet fjalë për Robert Pattinson, i cili është rrëfyer për revistën amerikane. Protagonisti i “Twilight” ka folur për raportin e tij me Kristen Stewart: “Është e vështirë... mund të them traumatike”. Më pas rregullon gjithçka duke shtuar: “Ajo është shumë cool”.
Pattinson, që shumë shpejt do të jetë në sallat e kinemasë me “Water for Elephants”, është paraqitur përpara objektivëve të Annie Leibovitz në versionin romantik, madje teksa luan në piano.
r.b/NOA