Tiranë, 3 mars 2011, NOA – Pas tensionit në sallën e Kuvendit kanë nisur diskutimet e lira jashtë rendit të ditës. Pas qetësimit të tensionit në Kuvend, deputeti i opozitës Erion Braçe i bëri me dije Kryeparlamentares se në rast të mosrespektimit të procedurës dhe prerjes së fjalës së deputetëve do të jenë shtatë deputetë të opozitës që do t’i kundërvihen me kërkesë kuvendit.
Më pas ishte deputeti socialist Eduard Shalsi, i cili deklaroi se askush nuk mundet ta ndalojë betejën e opozitës.
“Regjimi nuk mund të na ndalojë”, tha Shalsi.
Deputeti socialist nënvizoi se në protestën e opozitës do të marrin pjesë djem e vajza të papunë.
“Populli s’duron dot më se si pasurohet një ministër”, bëri me dije deputeti socialist.
Sipas tij në demonstratën e 15 marsit do të marrin pjesë edhe intelektualë.
mit/NOA