Tiranë, 3 mars, NOA – Një plagosje me thikë ka ndodhur paraditen e sotme në Lapakë të Tiranës. Edmond Çajka, 27 veç ka plagosur me thikë Fiqiri Allarajn 23 vjeç.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur pas një zënke mes dy të rinjve. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë të mundur arrestimin 27-vjeçarit Çakja, babai i dy fëmijëve.
Ndërkohë që i plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë nga mjekët. Policia po heton për shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që janë marrë në pyetje dhe dëshmitarët që kanë qenë afër vendit të ngjarjes ku ndodhi plagosja.
a.k/NOA