English

Topi me homologun hungarez: Po punojmë për në BE

Budapest, (Hungari), 3 mars, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi gjatë takimit me homologun tij hungarez, Pal Shmid ka theksuar rëndësinë që ka për Shqipërinë integrimi në Bashkimin Europian.

Ai iu referua mbështetjes së vazhdueshme për vendin tonë të Hungarisë, që mban Presidencën e radhës të Bashkimit Evropian dhe ritheksoi se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është përparësi e politikës së jashtme shqiptare.

Kryetari i Shtetit nënvizoi angazhimin maksimal të shtetit shqiptar për bashkëpunim të plotë me Presidencën hungareze dhe delegacionin e BE-së në Tiranë në përmbushje të synimit për përshpejtimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.

Kreu i shtetit shoqërohet në vizitën e tij në Hungari nga Zonja e Parë, Teuta Topi dhe një delegacion zyrtar.

Delegacioni shqiptar u pritë sot në një ceremoni solemne në Pallatin Sandor nga Presidenti hungarez, Pal Shmit.

Në vijim, Presidenti Topi dhe homologu i tij hungarez, Pal Shmit zhvilluan bisedime në krye të dy delegacioneve zyrtare respektive.

Në përfundim, të këtij takimi, Presidenti Topi dhe Presidenti hungarez Pal Shmit dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp.

a.k.NOA

KOMENTE