English

Totti: Roma do kthehet ekipi që krenohej Italia

Romë, 3 mars 2011, NOA- “Sezoni nuk ka mbaruar ende dhe ne do të bëjmë ç’mos për të dalë nga kjo situatë. Ne duam të jemi ekip me të cilin do të krenohej Italia dhe Evropa”, kështu është shprehur futbollisti i Romës Francesco Totti.

Ai ka pranuar se gjërat nuk po shkojnë si është më së miri për verdhekuqët, por mendon se ata do të dalin nga kjo situatë.

Duke vijuar më tej ai shtoi se, “Roma aktualisht nuk po kalon nëpër një periudhë të mirë. Claudio Ranieri është larguar nga klubi për t’u zëvëndësuar nga Vincenzo Montella. Unë nuk e fajësoj vetëm Ranierin për situatën, pasi ju ashtu si humbisni me ekipin, ashtu dhe fitoni”.

a.y/NOA

KOMENTE