E enjte, 3 mars 2011, NOA- Fouad Mbazaa, Presidenti i përkohshëm i Tunizisë, mësohet të ketë caktuar datën 24 korrik për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme.
Mbazaa konfirmoi se qeveria e përkohshme do të vazhdojë të drejtojë vendin deri në
Mediat tuniziane raportuan se njeriu që morri në dorë drejtimin e vendit nga diktatori Ben Ali, premtoi edhe ndryshime kushtetuese por nuk i garantoi ato.
Mbazza shtoi se do të mbetet president deri në korrik, për të mos krijuar mungesë stabiliteti në vend.
Tunizia u përfshi nga një varg protestash të cilat kërkuan largimin e diktatorit Ben Ali, dhe pas largimit të tij nga drejtimi, vendi ndodhet në një gjendje destabiliteti politik
a.y/NOA