English

USAID u dhuron fidanë fermerëve Shkodranë

Shkodër, 3 mars 2011, NOA- Agjencia e Shteteve të Bashkuara pёr Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) nё Shqipëri i dhuroi mbi 130,000 fidanё perimesh fermerëve të Shkodrës të prekur nga përmbytjet.

Ndër përfituesit e këtyre fidanëve kanë qenë fermerëkultivues të perimeve në serra, tё cilёt humbën prodhimin e tyre nga pёrmbytjet shkatёrruese qё ndodhën në Veri të Shqipёrisё nё muajt nëntor, dhjetor dhe janar.

Fermerё nga Komunat Guri i Zi, Ana e Malit, Bahçallëk, Dajç dhe Bërdicë, u takuan me Joseph Uilliams, Drejtorin e Misionit tё USAID-it në Shqipёri, i cili mbajti fjalimin e rastit gjatë ceremonisë së organizuar me fermerët vendas.

“Duke kёrkuar ta shndёrrojё kёtë fatkeqësi nё njё mundёsi për përmirësimin e jetesёs sё fermerëve, sot USAID-i po dhuron 130,000 fidanё perimesh pёr t’ju ndihmuar qё jo vetёm tё rindёrtoni jetesёn tuaj, por ta rindёrtoni edhe mё mirё atë”, - tha Uilliams.

Rajoni i Shkodrёs u prek nga pёrmbytje tё rёnda pёr shkak tё shirave tё rrёmbyer dhe pёr shkak tё rritjes sё nivelit të ujit nё digat e hidrocentraleve tё Fierzёs dhe tё Vaut tё Dejёs. Pёrmbytjet shkaktuan përmbytjen e rreth 14,000 hektarëve tokё dhe detyruan shpërnguljen e 4,000 familjeve.

Menjёherё pas pёrmbytjeve, Qeveria e Shteteve të Bashkuara ofroi 50,000 dollarë ndihma humanitare emergjente pёr viktimat nga pёrmbytjet.

Përmes Kryqit të Kuq Shqiptar, USAID-i u shpёrndau batanije, paketa higjieno-sanitare dhe ndihma tё tjera emergjente 5,000 personave në Shkodër.

Ndërkohë që tokat e destinuara për kultivimin e bimёve të arave nuk u dëmtuan aq shumë, serrat u dёmtuan rёndё.

Programi i USAID-it pёr Konkurrueshmёrinё e Bujqёsisё Shqiptare (AAC) vëzhgoi dёmtimet dhe konfirmoi se 4.7 hektarë serra ishin dёmtuar rёndё, duke ndikuar nё jetesёn e 43 familjeve fshatare.

Përmes fondeve strategjike nё formё grantesh, USAID-i do të mbështesë këta klientë-fermerë duke u siguruar atyre njё “paketё teknologjie” qё do tё ndihmojё familjet nё nevojё, ndërsa do tё mundësojë futjen e teknologjive tё reja të prodhimit. Kёto ndёrhyrje u japin mundësinë klientёve tё AAC-së qё tё kalojnё nga njё model prodhimi me teknologji tё prapambetur pёr perimet duke u bazuar nё pёrdorimin e fidanёve tё prodhuar në kushte shtëpiake, nё përdorimin e fidanёve tё prodhuar në ndërmarrjet e specializuara, të cilët ofrojnë mundёsi mё tё madha pёr tregun dhe varietete me prodhim mё tё lartё dhe më cilёsor pёr tregun.

a.y/NOA

KOMENTE