Pogradec, 4 mars, NOA – Shtatë persona kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për vjedhje. Arrestimet janë bërë dje në qytetin e Pogradecit.
Peronat e arrestuar janë; Olgert Mukollari 28 vjeç, Nexhip Piperi 22 vjeç, Fadil Shuli 28 vjeç, Bledi Sinanllari 34 vjeç, Aurel Agolli 34 vjeç, Xhevdet Spaho 48 vjeç dhe Leonard Meksi 38 vjeç.
Sipas policisë së Pogradecit ndaj shtatë personave rëndon akuza e vjedhjes. Ata dyshohet se kanë kryer grabitjen e disa kabllove elektrikë në qyet, një banesë disa kapak pusetash.
Policia e Pogradecit ka bërë të diskut se pas kontrollit në banesat e 7 të arrestuarve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe objektet e vjedhura.
a.k/NOA