English

Arrestohet grabitësi i tre kishave në Gjirokastër

Gjirokastër, 4 mars, NOA – Një 27-vjeçar nga qyteti i Tepelenës është arrestuar nga policia, pasi dyshohet si autor i një sërë grabitjes.

Personi i arrestuar është Lekësi Ceka, lindur dhe banues në Tepelenë, i dënuar më parë për vjedhje.

Pas hetimeve dhe marrjes në pyetje rezultoi se Ceka në janar të vitit 2011, ka vjedhur me thyerje banesën e personit A.M, në fshatin Bularat të Komunës Dropulli i Sipërm Gjirokastër ku ka marrë sende shtëpiake dhe një sasi lëkësh .

Një muaj më pas, në 27 shkurt 2011, Ceka ka thyer derën e shkollës 9 vjeçare “Andon Zako Çajupi”, në fshatin Sheper të Komunës Zagori të rrethit Gjirokastër.

Pas thyrjes së derës ai ka tentuar të vjedhë kompjuterat , por është diktuar nga banorët dhe është larguar pa vjedhur gjë.

Veç dy banesave, Ceka rezulton të ketë vjedhur edhe 3 kisha në komunën Pogon të rrethit Gjirokastër gjatë vitit 2010, ku ka vjedhur me thyerje arkat e kishave duke marrë sasi të vogla lekësh që gjendeshin në këto kasaforta.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura në banesën e shtetasit A.M, nga fshati Bularat.

a.k/NOA

KOMENTE