English

Berisha: Arsimi, ambicja madhore për zhvillimin e Shqipërisë

Tiranë, 4 mars 2011, NOA - Kryeministri Sali Berisha ka ritheksuar sot se qeveria e tij është e vendosur që të bëjë realitet ambicien për ta bërë Shqipërinë një vend të zhvilluar në vitin 2017. Shefi i ekzekutivit duke marrë pjesë në përurimin e sallës së transformuar të konferencave pranë Korpusit qendror të Universitetit Politeknik të Tiranës theksoi se përparësia më madhore për zhvillimin e Shqipërisë është arsimimi dhe shkollimi i të rinjve. Kryeministri Sali Berisha duke folur përballë pedagogëve e falenderoi stafin e tyre si dhe shtetin Italian për mbështetjen e dhënë në rinovimin e mjediseve studentore.

Shefi i qeverisë tha se ekzekutivi e ka përparësi arsimin duke garantuar se do të rendet drejt cilësisë së universiteteve.

“Jemi të vendosur të ndihmojmë studentët”, tha kryeministri Berisha.

Zoti Berisha vlerësoi se heqja e vizave ishte një ishte ngjarje historike për shqiptarët.

Ai nënvizoi se integrimi në BE është lajtmotivi i punës së qeverisë shqiptare.

Sipas kryeministrit heqja e vizave do të ndihmojë hapjen e universiteteve shqiptare dhe bashkëpunimin mes tyre dhe universiteteve të huaja.

Duke e cilësuar arsimin si një prioritet të qeverisë, Berisha theksoi se arsimimi dhe shkollimi mbeten thelbësore për zhvillimin e vendit.

Në këto 20 vitet tha kryeministri, kemi bërë shumë hapa drejt lirisë.

Gjatë ceremonisë merrte pjesë edhe ambasadori italian në Tiranë Saba d'Elia.

mit/NOA

KOMENTE