English

EULEX: Rasti “Medicus” bien akuzat për trafikim dhe krim të organizuar

Prishtinë, 4 mars 2011, NOA- Nëpërmjet një deklarate për mediat EULEX se akuzat për trafik të organeve njerëzore dhe krim të organizuar lidhur me rastin “Medicus” janë hedhur poshtë.

Në njoftim thuhet se gjykatësi i procedurës paraprake e nxori vendimin e mposhtëm lidhur me rastin e ashtuquajtur Medicus: “ Konfirmohet aktakuza kundër Lufti Dervishi, Driton Jilta, Sokol Hajdini dhe Ilir Rrecaj lidhur me akuzat për ushtrim të paligjshëm të veprimtarisë mjekësore dhe keqpërdorim të pozitës ose detyrës zyrtare. Nga aktakuza hidhen poshtë akuzat për trafikim të personave dhe krim të organizuar”.

Mësohet se nga ana e saj Prokuroria do të parashtrojë ankesë kundër këtij vendimi për pikat e aktakuzës që nuk janë konfirmuar.

Ky vendim i Prokurorisë vjen pasi, aktakuza i është kthyer pjesërisht prokurorit që t’i specifikojë disa hollësi faktike lidhur me dy të pandehur të tjerë, si dhe lidhur me një akuzë shtesë për ushtrim të paligjshëm të veprimtarisë mjekësore.

a.y/NOA

KOMENTE