Tiranë, 4 mars, NOA – Forumi Rinor Eurosocialist do të zhvilloj sot një protestë para Ministrisë së Brendshme kundër ministrit Lulzim Basha. Burime nga PS-ja saktësojnë se protesta do të nisë në orën 24:00 dhe pritet të zgjasë deri në mesnatën e sotme.
Qëllimi i kërkesës është largimi i ministrit të Brendshëm Lulzim Basha. Motoja që do të përdoret është “Ik vrasës, ik”.
Mësohet se pjesa kryesore e të rinjve që do të jenë në protestë janë nga Tirana, por do të ketë edhe anëtarë dhe simpatizantë të forumit që do të vijnë nga qytete të tjera.
a.k/NOA (vijon...)