English

Gadafi rrëzon kreun e “London Schools of Economics”

Londër, 4 mars, NOA - Drejtori i shkollës së njohur britanike “London Schools of Economics” ka dhënë dorëheqjen për shkak të lidhjeve me familjen e diktatorit libian Muamar Gadafi.

Në letrën e dorëheqjes, Sir Houard Dejvis pranon se reputacioni i universitetit ka pësuar si pasojë e lidhjeve me Gadafin. Ai theksoi se ka qenë gabim për shkollën që ka pranuar një donacion në vlerë prej 2.5 milionë dollarësh nga familja e Gadafit.

I biri i Gadafit ka kryer doktoratën në “London Schools of Economics”. Ndrkohë që edhe vet studenrtët e këtij universiteti kanë deklaruar se diploma e djalit të Gedafit ka qenë e kopjuar dhe duhet t’i hiqet ajo.

a.k/NOA

KOMENTE