Devoll, 4 mars, NOA – Forcat e policisë së Devollit kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë për 39-vjeçarin Manol Begolli.
Sic ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, ky person është banues në fshatin Menkulas dhe gjatë kontrollit të ushtruar ne lokalin e tijpo në këtë fshat, i janë gjetur 3 aparate elektronike lojëra fati poker pa dokumentacionin përkatës.
Në cilësinë e provës materiale iu bllokuan 3 pajisje elektronike.
Vepra penale që ky person ka konsumuar është “Organizimi i lotarive të palejuara”, parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.
n.e/NOA