Korçë, 4 mars 2011, NOA- Një 31 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës pasi ka kërcënuar me armë dy persona pas një konflikti që ka pasur me ta.
Sipas të dhënave paraprake mësohet se i ndaluari quhet Joan Mujo, i cili në gjaknxehtësi e sipër nuk ka nguruar të kërcënojë shtetasit.
Ngjarja ka ndodhur në Zvirinë të Korçës, por falë ndërhyrjes së të pranishmëve dhe të policisë, kjo vepër fatmirësisht ka ngelur e pakonsumuar.
Ndërkohë ndaj 31 vjeçarit kanë nisur hetimet dhe pritet të jepet masa e dënimit lidhur me veprën penale të konsumuar.
a.y/NOA