English

Leksioni për seksin në universitet që skandalizoi Amerikën

Çikago, 5 Mars, NOA- Një leksion seksi në universitet ka skandalizuar Amerikën. Kanë qenë rreth 100 studentë të “Northwestern University” në Çikago që kanë marrë pjesë në një leksion jashtë orarit të shkollës me temë: "Eksitimi seksual te femra" nga John Bailey, profesor i psikologjisë.

Pedagogu në fjalë nuk u kufizua vetëm në teori, por me ndihmën e një çifti eksibitionist, ka demonstruar përpara auditorit, praktikisht, të fshehtat e orgazmës femërore .

Historia e pazakontë ka shkaktuar trazira në shtetin amerikan. Leksioni, i mbajtur në «Ryan Family Auditorium», filloi me një hyrje të shkurtër nga Profesor Bailey. Më pas fjala i është dhënë kolegut Ken Melvoin-Berg. Ky i fundit kishte paguar rreth 400 dollarë për ndërhyrjen dhe paraqiti një diskutim mbi seksin duke e shoqëruar me disa video rozë (pornografike).

Më pas në skenë hyn Faith Kroll, 24 vjeçe dhe i dashuri i saj Jim Marcus, 43 vjeç. Vajza ishte tërësisht nudo dhe e mbështetur nga partneri që e ndihmonte atë të masturbonte me një

lodër seksi, deri sa të arrinte në orgazëm.

Profesor Bailey ka shpjeguar se çifti eksibitionis do të kryente marrëdhënie seksuale nën sytë e të tjerëve dhe nuk është paguar për demonstrimin.

"Ndoshta unë do ta kujtoj këtë leksion për gjithë pjesën tjetër të jetës time", ka thënë për mediat vendase Justin Smith, një student i vitit të fundit që mori pjesë në leksion - Ne ishim duke parë një video për eksitimin seksual dhe në një moment profesori tha: "Pse nuk shohim një demonstrim praktik A jeni gati për të parë sex live??".

I menjëhershëm ka qenë reagimi i rektorit të universitetit Morton Schapiro, i cili ka deklaruar se ishte i shqetësuar dhe i zhgënjyer nga çfarë ka ndodhur dhe se kanë filluar hetimet: "Edhe pse leksioni është zhvilluar jashtë orarit mësimor dhe studentët janë informuar paraprakisht jam i mendimit se mënyra e zgjedhur nga Profesor Bailey ka qenë e gabuar. Ky leksion nuk ishte i përshtatshëm, i nevojshëm dhe në përputhje me misionin akademik të “Northwestern University".

Për momentin profesori i psikologjisë, autor i librit “The Man who Would be Queen: The Science of Gender-Bending and Transsexualism” nuk tërhiqet dhe kush e pyet nëse ai është penduar nga zgjedhja e tij përgjigjet: "Askush nuk është dëmtuar nga ky leksion. Nëse në të ardhmen do të vendos për të thënë se ky leksion nuk duhej bërë, do të ishte se thjesht mund të evitohej si leksion dhe jo se dikush është dëmtuar nga ai. Reagimi i studentëve në leksion ka qenë jashtëzakonisht pozitiv".

a.e./NOA

KOMENTE