English

Matura Shtetërore, MASH shpall koefiçentët e lëndëve me zgjedhje

Tiranë, 4 mars, NOA - Ministria e Arsimit dhe Shkencës, shpall koefiçentët e lëndëve me zgjedhje, të cilat shërbejnë si bazë për llogaritjen e pikëve të Maturës Shtetërore, për të gjithë ata maturantë që kandidojnë për të ndjekur fakultetin.

Sipas të dhënave nga MASH, koefiçentët për Universitetin e Tiranës do të jenë të njëjtët, me një vit më parë, ndërsa për të tjerët janë pranuar propozimet e stafeve akademike. Koefiçentët më të lartë i kanë gjuha angleze dhe shkencat e natyrës, ndërsa numërohen në total 17 lëndë me zgjedhje. n.e/NOA

KOMENTE