English

Mini-traktori del nga rruga, shoferi shtyp bashkëfshatarin

Maliq, 4 mars, NOA - Forcat e policisë së Korçës kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë për 56-vjeçarin Eduart Beqiraj, banues në fshatin Maliq të këtij rrethi.

Kjo pasi siç konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA, ditën e djeshme në orët e pasdites, ky person duke drejtuar mjetin mini-traktor, ka dalë nga rruga dhe ka aksidentuar 47-vjeçarin me inicialet E.B. 47 vjeç, edhe ky banues në Maliq të Korçës.

Të dy këta persona, mësohet se kanë marrë plagë të lehta trupore dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Vepra penale e konsumuar është ajo e “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Materialet iu kaluan prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE