Tiranë, 4 mars, NOA - E shtuna do te nise me kthjellime dhe vranesira ne Veri dhe Qender ndersa me vranesira dhe shira te dobet ne zonat Jugore te Shqipërisë.
Shqipëria
Ne mesdite parashikohet shtim i vranesirave dhe shirave ne Vlore, Sarande, Gjirokaster, Permet, Tepelene duke lene pjesen tjeter te vendit me kthjellime dhe vranesira.
Pjesa e dyte te dites do te shtoje vranesirat ne te gjithe vijen bregdetare KU do ti rrezikoje keto zona nga shira te dobet e afat-shkurter. Vranesira dhe shira me te dendur do te kete ne Jug – Jugperendim, Vlore, Sarande dhe Gjirokaster NDERSA pjesa tjeter e territorit do te mbetet me vranesira te dendura dhe shira lokale. Kjo situate e paqendrueshme e motit ka ardhur si rezultat i vendosjes se nje qendre me presion te ulet atmosferik ne rajonin e Mesdheut shoqeruar nga bashkimi i nje fronti te ftohte i pozicionuar ne Italine Jugore dhe nje fronti te ngrohte i vendosur ne ishujt Greke.
Temperaturat e ajrit do te pesojne 2 grade rritje ne vlerat e mengjesit NDERSA vlerat e mesdites do te qendrojne konstante duke bere qe vlera maksimale ne rang vendi te jete
17 grade celcius.
Era do te fryje e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtesi 28 km/h dhe drejtim Jugor ndersa dallgezimi ne Adriatik dhe ne Jon te arrije 3 balle.
Europa
Gjate dites se shtune do te kete hyrje te fronteve te ftohta nga oqeani Atlantik drejt ishujve Britanike duke u futur deri ne Qender te Europes. Po ashtu nje tjeter front i ftohte parashikohet te vije nga Spanja drejt rajonit te Mesdheut i cili do te vije duke u degraduar. Keshtu Europa qendrore dhe perendimore do te jete nen dominimin e motit te kethjellet. Gjithashtu ne kushtet e motit te qendrushem do te jete ballkani verior dhe lindja e kontinentit per keto zona problematike do te jene ngricat pasi temperaturat do te jene te ulta. NDERSA me vransira dhe debore do te jene vendet Nordike SIDOMOS Filanda ku reshjet e debores do te jene te dendura dhe do te shoqerohen nga stuhi te forta ere. Ne te njejtat kushte pra me vransira dhe reshje te pakta debore do te jete edhe verilindja e kontinentit.
Ngjarje ekstreme në Europë:
Italia jugore rrezikohet per reshje shiu dhe shkarkesa rrufesh;
Europa Qendrore rrezikon temperatura te ulta;
Skandinavia do te rrezikohet nga debore e dendur dhe stuhi te forta ere.
n.e/NOA