English

Sequi: Shqipëria edhe më shumë punë në luftën kundër korrupsionit

Tiranë, 4 mars 2011, NOA – Ambasadori i prezencës së Bashkimit Europian në Shqipëri Ettore Sequi deklaroi sot se Shqipëria duhet të punojë edhe më shumë në luftën kundër korrupsionit. Sequi gjatë takimit të komitetit për luftën kundër korrupsionit tha se institucionet e drejtësisë duhet të bashkëpunojnë edhe më shumë në këtë luftë, me qëllim që Shqipëria të bëjë hapa edhe më të mëdha në këtë luftë duke shënuar kështu edhe hapa pse jo të vlerësueshëm përpara drejt anëtarësimit në BE.

Shqipëria ka ende punë në luftën kundër korrupsionit”, bëri me dije ambasadori i BE-së, duke e konsideruar këtë luftë si një domosdoshmëri për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Ai theksoi sakaq se Shqipëria duhet të bëjë më shumë punë për reformat e llogaridhënies dhe reformat në drejtësi”.

Gjatë këtij takimi pjesë e projekteve të BE-së dhe KiE-s për luftën kundër korrupsionit merrte pjesë edhe Ministri i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunimit Genc Pollo.

Ministri Pollo shprehu gatishmërinë e palëkundur të qeverisë në luftën kundër korrupsionit përmes realizimit të reformave të rëndësishme.

Pollo falenderoi për BE-në dhe KiE-n për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Shqipërisë me projektet në luftën kundër korrupsionit dhe ato për reformat në drejtësi.

mit/NOA

KOMENTE