Shkup, 4 mars 2011, NOA- Peter Sorensen i dorëzoi sot letrat kredenciale Presidentit Gjorgje Ivanov, duke nisur zyrtarisht misionin e tij diplomatik në Maqedoni.
Ambasadori Europian në fjalimin e tij premtoi se personalisht do të investojë të gjitha përpjekjet e tij për realizimin e perspektivës Europiane të Maqedonisë. “Do të investoj të gjitha përpjekjet dhe kapacitetet për të ndihmuar vendin tuaj në përpjekjet për të realizuar perspektivën evropiane. Gjithashtu, do të krijojmë edhe marrëdhënie sa më efikase me institucionet e BE-së”, deklaroi Sorensen. ai shtoi më tej se përkrahja e gjerë e qytetarëve të Maqedonisë për integrimin e vendit në BE është një përparësi e madhe në procesin eurointegrues. a.y/NOA