Tiranë, 4 mars 2011, NOA- Byroja e Kuvendit nën drejtimin e Kryeparlamentares Jozefina Topallli ka marrë vendim për përjashtimin nga punimet e Parlamentit të deputetit socialist Taulant Balla.
Në bazë të vendimit të marrë Byroja e ka pezulluar me 21 ditë Ballën, duke e konsideruar këtë si masë ndëshkimore për sjelljen e tij në seancën e ditës së djeshme.
Gjatë punimeve të Parlamentit ditën e djeshme deputeti socialist replikoi me Kryetaren e Parlamenti, çk çoi edhe në ndërprerjen e punimeve.
Ka qenë pikërisht ky shkaku i cili ka çuar në këtë vendim, i cili është i dyti brenda pak kohësh pas atij të disa javëve më parë ku u pezulluan tre deputetë të tjerë të opozitës.
Incidenti i parë erdhi pasi kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi, kërkonte fjalën dhe në mbështetje të tij erdhi i gjithë grupi socialist.
Midis rrëmujës së krijuar mes deputetit demokrat Edi Plaoka dhe Paulin Strekaj nga ana e socialistëve, të cilët shkëmbyen fjalë fyese mes tyre, deputeti Armando Prenga i ardhur nga mesi i sallës goditi me grusht Edi Palokën.
Menjëherë pas përfundimit të kësaj seance Byroja e Kuvendit u mblodh me kërkesë të shtatë deputetëve dhe mori në shqyrtim propozimin e një grupi deputetësh të Partisë Demokratike për përjashtimin nga seancat plenare dhe mbledhjet e komisioneve dhe seancat plenare për 15 ditë të deputetëve: Paulin Sterkaj, Armando Prenga dhe Saimir Tahiri.
a.y/NOA